LAJMI I FUNDIT:

Hoti paralajmëron masa të reja kufizuese para festave të fundvitit

Hoti paralajmëron  masa të reja kufizuese para festave të fundvitit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar marrjen e masave të reja për kufizim të lëvizjes, apo të tjera para festave të fundvitit.

I pari i Qeverisë gjatë konferencës për medie ka thënë se masat që i kanë ndërmarrë për kufizim të lëvizjes dhe të tjera mbesin në fuqi, pasi ato kanë dhënë rezultate.


“Në bazë të analizimit të dhënave nga IKSHPK-ja është vendosur që masat aktuale të mbesin në fuqi dhe të kemi zbatim rigoroz”, ka thënë Hoti.

Ai po ashtu ka njoftuar se gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor, ndërsa do të në nisë më 18 janar.

“Sa i përket masave në ekonomi. Sipas ministrit të Tregtisë, duhet të shkojmë me zbatimin e masave të deritanishme. Ministria e ka marrë për obligim që me ministrin e Shëndetësisë të takohet me përfaqësuesit e bizneseve për t’u dakorduar për masat e reja, që do të merren javën tjetër për festat e fundvitit”, ka thënë Hoti.

Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së, tha se masat e Qeverisë, kanë dhënë rezultat, duke kërkuar ndihmën edhe të qytetarëve në këtë situatë.

“Edhe vendimet e qeverisë kanë bërë që lakorja të mbetet e sheshtë, por ka pasur efekt ky zbatim i masave. Ne do të vazhdojmë me këto masa sepse mund të bie lakorja. IKSHPK-ja, është në përcjellje të vazhdueshme të situatës dhe do të bie po që se marrim masa rigoroze. Ne po e përcjellim, por duhet ndihma e qytetarëve”, tha Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori