LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Brenda javës licencohen institucionet private për të bërë testet virologjike për COVID-19

Hoti: Brenda javës licencohen institucionet private për të bërë testet virologjike për COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se do të fillohen brenda ditës që të shtohen kapacitetet e testimit deri në 500 teste, ndërkaq tha se brenda javës do të licencohen për të kryer testime edhe laboratoret private.

Ai bëri të ditur se këtë javë do të licencohet institucione private për të kryer teste virologjike.


“Do të merremi me krijimin e kapaciteteve për testim virologjik, do të krijohen kapacitetet brenda ditës që të shfrytëzohen kapacitetet egzistuese deri në 500 teste brenda ditës. Do të punojmë që të krijojmë kapacitete egzistuese nëpër regjione. Brenda javës do të licencojmë institucione private shëndetësore për të kryer teste virologjike”, tha Hoti gjatë konferencës për medie.

Po ashtu, Hoti bëri të ditur se do të fillojnë me procedura urgjente për blerjen e 100 mijë testeve virologjike.

“Do të fillojën procedurat urgjente për të blerë edhe 100 mijë teste shtesë virologjike, por do të bëjmë një formë të prioritetit se kush testohet, duke fillu nga të sëmurët kronik dhe ata që kanë shenja e kështu me radhë“, tha Hoti.

Ai tha se do të blehen edhe shtatë aparatura shtesë që të bëjnë testime virologjike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori