LAJMI I FUNDIT:

Hoteleritë nuk do t’i shfrytëzojnë masat qeveritare, lirohen nga puna pjesa më e madhe e të punësuarve

Hoteleritë nuk do t’i shfrytëzojnë masat qeveritare, lirohen nga puna pjesa më e madhe e të punësuarve

Oda turistike-hotelierike e Maqedonisë sot bëri të ditur se mijëra objekte që ata përfaqësojnë nuk do t’i shfrytëzojnë masat qeveritare për shkak se janë të pakënaqur.

“Ne nga sektori hotelerik nga të gjitha qytetet duam të bëjmë të ditur se jemi të vetëdijshëm se masa më të mira nuk do të marrin. Për këtë arsye duam ta njoftojmë Qeverinë se sektori hotelerik, përkatësisht subjektet që i përfaqësojmë ne nuk do t’i përdorin masat e paralajmëruara dhe se mjetet le të shkojnë te ata që mbesin pa punë apo në sektorët ku mendojnë se do të arrihet efekt”, tha Martin Angellovski nga Oda turistike-hotelerike e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në këtë mënyrë, sipas tij, institucionet në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndihmojnë pa futur në borxh hoteleritë.

Ai shtoi se të gjithë do të dëshironin t’i mmbajnë të punësuarit e tyre por nuk munden për shkak se nuk kanë të hyra dhe se këto objekte të para u mbyllën dhe të fundit me siguri do të hapen.

“Bëhet fjalë për firma të vogla që nuk kanë rezerva dhe nuk mund ta mbajnë barrën e kësaj krize”, theksoi ai.

Gjithashtu u njoftua se tashmë ka nisur procesi i largimit nga puna dhe sipas informacioneve të tyre më shumë se 60% e të punësuarve në Maqedoni kanë dalë nga puna dhe bëhet fjalë për 15 mijë të punësuar nga ky sektor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori