Prej dje ka filluar edhe Faza e III-të e lirimit të masave nga Qeveria, ku përfshihet rikthimi në punë i kafeneve, restoranteve, etj.

Për qytetarët e Pejës dhe jo vetëm, kjo do të thotë se edhe vendi i preferuar i tyre – Hotel Dukagjini – ka rifilluar punën.

Me kualitet dhe elegancë të njëjtë, Hotel Dukagjini është përkujdesur që ta dezinfektojë ambientin dhe t’i merr masat adekuate parandaluese në mënyrë që i gjithë stafi dhe konsumatorët të jenë të sigurt gjatë shijimit të kafes, ushqimit apo edhe fjetjes në dhomat e rehatshme të këtij vendi.

Pas një pauze të gjatë, më në fund mund ta shijoni rehatinë që jua ofron Hotel Dukagjini në zemër të qytetit të Pejës!