Horoskopi
Bricjapi
Bricjapi 26 April - 2019
Horoskopi Ditor 23 April - 2019
  • Puna

    Shfrytëzojeni momentin    

  • Shendeti

    Kujdes me ushqimin dhe pijet

  • Dashuria

    Magnetizmi është i pashmangshëm

Horoskopi Mujor April
  • Puna

    Jeni të vendosur në qëllimet tuaja dhe dini të lini përshtypje të mira në takimet me bashkëpunëtorët. Të gjithë faktorët janë në anën tuaj dhe dalin në pah aftësitë tuaja negociatore apo praktike.  Është me rëndësi që në momentin vendimtar në mënyrë të saktë ta dozoni përparësinë tuaj në raport me konkurrentët afaristë. Kohë pas kohe vëmendjen tuaj e preokupojnë punët të cilat nënkuptojnë shkallë të caktuar rreziku apo “rolin prej lideri”. Në periudhën rreth 17 prillit, është e mundshme një “krizë” kalimtare financiare, gjë që do t’ju motivojë edhe më shumë që të pranoni disa punë plotësuese. Nga fundi i muajit ju presin kushte më të mira dhe gjasa të mira që ta dyfishoni fitimin tuaj. Nuk ka arsye për modesti të rreme apo për pasiguri profesionale, tregoni që posedoni dije të gjerë dhe shkathtësi të mirë.

  • Shendeti

    Shëndeti do t’ju jetë i luhatshëm, do të jeni i ftohur me virozë. Nëse ju ngrihet temperatura, shkoni menjëherë te mjeku.

  • Dashuria

    Herë pas here sikur po ju mungon mirëkuptimi emocional i personit të dashur, keni bindjen që ngadalë po largoheni nga ai. Është e nevojshme që sinqerisht të bisedoni me partnerin tuaj apo që haptas t’i rishqyrtoni planet e përbashkëta. Në dashuri nuk duhet luajtur “rolin e gabuar”, duke e mashtruar vete se çdo gjë është e mundshme të mbahet nën kontroll të rreptë dhe në atë mënyrë të mbroheni nga zhgënjimet emocionale. Është me rëndësi t’i përmirësoni gabimet tuaja, çdo gjë është e mundshme të korrigjohet dhe të zbukurohet me kusht që të mbështeteni në ndjenjat tuaja. Nëse jeni i ri apo i lirë, do të ndieni pasiguri emocionale dhe vëmendjen tuaj shpesh e tërheqin persona të profileve të ndryshme. Vetëm atëherë kur t’i kuptoni lajthitjet tuaja emocionale, mund të bëni zgjedhje të duhur. Fatmirësisht “ëndrrat tuaja” dashurore mund të realizohen.

Horoskopi Vjetor 2019
  • Puna

    Që në fillim viti do t’ju vërë në plan të parë. Në janar madje pesë planetë do të jenë në shenjën tuaj, gjë që do t’ju ofrojnë mundësinë që me paraqitjet tuaja të dalloheni nga të tjerët, mirëpo do të dini mirë që t’i shfrytëzoni aftësitë tuaja prej lideri. Do të realizoni bashkëpunim të mirë dhe do të keni sukses në bisedimet rreth projekteve aktuale.   Në mars dhe prill do të hasni në pengesa dhe vështirësi që kanë të bëjnë me punët afatgjatë. Do të jeni të ngarkuar shumë me afatet të cilat nuk do të arrini t’i realizoni për shkak të pengesave të shumta administrative.   Na mesi i majit Urani hyn në shenjën e Demit, gjë që është shenjë që duhet të shmangni çfarëdo rreziku afarist dhe financiar.   Në periudhën e verës do të keni partneritete të rëndësishme afariste, madje do të jetë kohë e volitshme që të forconi marrëdhëniet e vjetra, por edhe të filloni të reja, ndërkaq ato të cilat nuk ju sjellin dobinë e pritur ndërpritni.   Do të keni mundësi të arrini njohuri dhe shkathtësi të reja të cilat mund t’i përdorni në punë. Ngritja në karrierë ju pret në muajin gusht.   Në tetor dhe nëntor do të jetë e domosdoshme që t’i zgjidhni problemet të cilat do t’ju shkaktohen në sferën e bashkëpunimit për shkak të Venerës, e cila do të jetë retrograde në sferën tuaj të bashkëpunëtorëve.   Është me rëndësi që të gjitha mirë t’i përcaktoni kur është fjala për paratë dhe bashkëpunëtorët, sepse në këtë sferë do të ketë përpjekje për keqpërdorime nga disa individë.   Deri nga mesi i vitit do të investoni mund për të shtuar fitimin tuaj nëpërmjet investimeve të reja. Posaçërisht i rëndësishëm ju është sektori IT.   Nga fundi i qershorit deri në gusht do të keni pengesa dhe vështirësi në sferën e parave për shkak të Marsit retrograd. Tremujori i tretë i vitit do t’ju jetë dobiprurës.     Bricjapët e papunësuar do të kenë shanse të gjejnë punë në fushën e teknologjive të reja ose do të fillojnë të vetëpunësohen dhe do të kenë sukses të marrin donacione apo subvencione.

  • Shendeti

    Kryesisht do të keni shëndet të mirë, mirëpo është me rëndësi që më shumë të lëvizni dhe të praktikoni ushtrime fizike së paku çdo të tretën ditë.   Gjatë prillit, gushtit dhe nëntorit do të keni shëndet të ndjeshëm. Mund të keni dhembje koke, pengesa meteoropatike dhe psikosomatike, oscilime të shtypjes së gjakut dhe vështirësi urogjenitale. Preventiva do t’i zbusë këto telashe.   Konsumoni artikujt të cilët përmbajnë më shumë albumina, minerale dhe proteina. Mishi, peshku, vezët, qumështi dhe produktet e qumështit bashkë me perimet me fletë të gjelbra dhe pemët e sezonit do të duhej t’i përfshini më shpesh në meny.   Zvogëloni konsumimin e bukës, makaronave, erëzave të forta dhe artikujve të cilët përmbajnë përqindje më të lartë konservansesh dhe ushqimet e shpejta.  

  • Dashuria

    Nëse jeni në lidhje: Sado që t’ju përshtatet dhe t’ju pëlqejë që çdo gjë ndërmjet jush dhe partnerëve tuaj të zhvillohet sipas orarit të paracaktuar, gjë që ju ofron ndjenjën e sigurisë dhe që të jeni të dashur, do të jetë e domosdoshme që diçka të ndryshoni, në mënyrë që lidhja juaj të mos bëhet monotone.   Që nga fillimi do të keni nevojë për interesime të reja, argëtim dhe qëllime të përbashkëta. Do t’ju jetë e vështirë që t’i arrini të gjitha këto, posaçërisht gjatë pranverës, ndërkaq më vonë edhe pjesërisht gjatë muajve të verës.   Do t’ju kaplojnë dyshimet. Partneri do të ketë humor të ndryshueshëm gjatë prillit, qershorit dhe shtatorit. Lidhja juaj do të gjendet para sfidave.   Do të keni sukses të vendosni harmoninë dhe të përshtateni rreth qëllimeve të përbashkëta gjatë tetorit dhe nëntorit.   Nëse jeni të lirë: Do t’ju ofrohet rasti që të filloni lidhje të re emocionale e cila do të ketë gjasa të jetë afatgjatë dhe serioze.   Nga fillimi vitit do të njihni një person, i cili do t’ju duket më tërheqës dhe sipas shumë karakteristikave më i afërt se shumica e personave që i keni njohur viteve të kaluara ose me të cilët më herët keni qenë të lidhur.   Do të angazhoheni mjaft dhe do të përdorni gjithë sharmin që e keni që t’i afroheni. Bëhuni këmbëngulës dhe i durueshëm, sepse këto dy karakteristika do t’ju jenë atutë më të fuqishme që t’ia zgjoni interesimin për t’u lidhur me ju.   Bricjapët pak më të vjetër i pret takimi me personin me të cilin më herët kanë qenë në lidhje. Me atë person do të keni verë të bujshme ku do t’ju rikujtohet e gjithë ajo për çka jeni dashuruar. Dashuria sërish do të zgjohet dhe do të ripërtërini lidhjen.