Horoskopi
Binjakët
Binjakët 26 April - 2019
Horoskopi Ditor 23 April - 2019
  • Puna

    Përmirësim i situatës financiare    

  • Shendeti

    Kujdes nga infeksionet urinare

  • Dashuria

    Keni arritur kulmin e dashurisë

Horoskopi Mujor April
  • Puna

    Pos ideve që i keni, dëshironi që të imponoheni para bashkëpunëtorëve dhe eprorëve apo me rastin e marrjes së vendimeve të rëndësishme. Merrni pjesë aktive në ngjarjet e reja dhe synoni drejt perfeksionimit profesional, mirëpo mundësitë tuaja afariste dhe financiare në masë të madhe varen nga situatat, të cilat i imponojnë bashkëpunëtorët dhe eprorët tuaj. Është me rëndësi që kërkesat tuaja t’i dozoni drejt dhe në harmoni me interesat e përbashkëta. Efikasiteti në kontaktet afariste apo suksesi në punë, paraqesin atunë tuaj kryesore. Në periudhën nga 19 prilli, do të keni rezultate të mira nga anë të ndryshme, avancime në  nivelin profesional dhe mundësi të reja. Përpiquni që t’i zgjeroni dijen dhe horizontin tuaj.

  • Shendeti

    Mos e lini pas dore gjumin. Pas ditëve të lodhshme që po kaloni keni shumë nevojë për pak pushim. Konsumoni më shumë vitamina.

  • Dashuria

    Keni ndjenjë të mirë nëpërmjet shqetësimeve emocionale, kështu që dëshironi marrëdhënie të mira apo romancë të re dashurie. Në entuziazmin e ndjenjave, kujdesin tuaj e tërheqin takimet e pazakonshme, dini t’i dalloni sinjalet emocionale nga anë të ndryshme. Nuk ka nevojë që të humbni kohë në disa situata të parealizueshme apo të këqija nga e kaluara juaj dashurore. Është me rëndësi t’i caktoni prioritetet tuaja në jetën e përbashkët. Partneri nuk mund të rezistojë para sharmit dhe dukjes suaj. Silluni në mënyrë joshëse në situatat kur i shfaqni qartë ndjenjat tuaja të sinqerta. Dashuria ka  fuqinë më të madhe, mirëpo atë duhet nxitur me këmbim të ndjenjave. Tregoni personit të dashur anën tuaj të mirë dhe personalitetin tuaj. Nëse jeni i ri apo i lirë do të përjetoni një romancë dashurore të papritur e cila do t’i kënaqë pritjet tuaja dhe aspiratat e ndryshme.

Horoskopi Vjetor 2019
  • Puna

    Fillimi i vitit 2019 ju sjell kurthe të fshehta në dukje të parë kontrata të volitshme dhe fitimprurëse dhe partneritet afarist që mund t’ju joshë që të lidhni kontratë pa u menduar mirë, pa shqyrtim të hollësishëm paraprak të të gjitha hollësive të përmendura. Më vonë kjo mund të paraqesë pengesë dhe mund t’ju sjellë obligime të mëdha, por edhe shumë më pak fitime, madje edhe mundësi që të humbni. Kjo nuk është e favorshme për karrierën tuaj dhe prandaj mos u ngutni.   Në planin publik do të veproni sikur të jetë popullariteti juaj në ngritje, mirëpo kjo mund të jetë afatshkurtër dhe mund të ndodhë rënie nga pozita për shkak të parashikimeve të paqarta të fakteve të rëndësishme apo veprimeve tuaja të gabuara. Do të jeni të prirë për iluzione.   Nga prilli do të mblidhni mjaft resurse që të mund të filloni një luftë me konkurrencën dhe pengesat, si edhe do të zgjidhni vështirësitë në tremujorin e parë.   Ju presin ngritje dhe suksese deri në fund të qershorit. Korriku ju është i përshtatshëm për pushim. Deri në fund të gushtit do të hasni në vështirësi në negociatat rreth projekteve të rëndësishme dhe në pengesa nëse merreni me sferat e tregtisë, komunikimit dhe komunikacionit. Shtatori do t’ju jetë i suksesshëm në ndërmarrjet kreative.   Gjatë tetorit do të realizoni sukses në fushën e shërbimeve afariste, siç janë shërbimet e mallit të magazinuar dhe riciklimit. Do të keni sukses nëse merreni me punë në shëndetësi, mjekësi, higjienë dhe në tregti me produkte kimike për amvisëri dhe industri.   Nëntori do t’ju sjellë pengesa për shkak të rrethanave të pavolitshme, prandaj duhet të orientoheni në detyrat e mbetura të punës. Në fushën e parave do t’ju jenë të volitshëm prilli, maji, qershori, shtatori dhe tetori kur do të keni ndjenjë të mirë për investime dhe do të arrini të shtoni saldon në llogarinë tuaj.   Bëhuni të kujdesshëm dhe shmangni shpenzimet e mëdha, rreziqet dhe borxheve gjatë shkurtit dhe gushtit, sepse do të hasni në vështirësi në qarkullimin e pagesave.   Binjakët e papunësuar do të kenë shanse të volitshme që të punësohen gjatë majit, shtatorit dhe tetorit. Mundësi më të mëdha që të gjejnë punë do të kenë në fushat e shërbimeve, komunikimit dhe shëndetësisë.

  • Shendeti

    Shëndeti:   Do të jeni në kondicion të shkëlqyeshëm dhe do të keni shëndet të mirë në fillim të vitit. Nga mesi i shkurtit deri në fund të marsit do të jeni shumë të ngarkuar dhe shpejt do të lodheni.   Nga pranvera deri në vjeshtë do të jeni fizikisht aktiv dhe do të jeni shëndetmirë. Do t’ju bëjnë mirë aktivitetet fizike në natyrë, noti dhe shëtitjet e gjata. Nga tetori do të jeni të ndjeshëm dhe do të keni shëndet të ndryshuar.   Ushqimi do të duhej t’ju përmbante fibra, për shkak të metabolizmit të mirë. Pemët e sezonit dhe agrumet mund t’i konsumoni në sasi të mëdha. Mishin hajeni me masë, kryesisht mish pule. Pini më shumë lëngje dhe shtoni vitaminën B. Shmangni ushqimin e shpejtë dhe të yndyrshëm.

  • Dashuria

    Dashuria:   Nëse jeni në lidhje: Do të ndieni afsh të shtuar në fillim të vitit mirëpo njëkohësisht do të jeni të prirë që personin e dashur ta idealizoni, gjë që mund t’ju sjellë ndonjë zhgënjim. Do të jeni të prirë që të prisni shumë. Përpiquni që më shumë kujdes t’i kushtoni personit të dashur.   Gjatë marsit do të hasni në mospajtime me partnerin lidhur me qëllimet e përbashkëta. Nga pranvera ju presin më shumë harmoni në dashuri.   Qershori ju sjell disharmoni në marrëdhëniet me partnerin. Shmangni hipokrizinë dhe veprimet jokorrekte, sepse do të mund të rrezikojnë seriozisht lidhjen tuaj. Do t’ju jetë e nevojshme që të fusni ndryshime në marrëdhënie dhe që njëri-tjetrit t’i përshtateni.   Nga gushti deri në tetor do të realizohet një qëllim i përbashkët dhe do të fusni më shumë argëtim në lidhjen tuaj. Deri në fund të vitit do të keni afërsi dhe harmoni.   Nëse jeni të lirë: Tremujori i parë 2019 do t’ju sjellë një aventurë me një person i cili do t’ju përshtatet në sferën intime dhe do të duket si partner ideal.   Fatkeqësisht, nuk do t’i shihni qartë anët negative të personit, gjë që do t’ju sjellë zhgënjim. Do të mësoni që edhe ju nuk jeni i vetmi që mbani marrëdhënie intime. Gjatë verës do të keni edhe një aventurë të shkurtër.   Mundësia për lidhje serioze do t’ju ofrohet në nëntor. Një person i ri do të dashurohet me ju, ndërkaq simpatitë do të jenë të dyanshme.   Binjakët e vjetër do të jenë më pak të interesuar për fillim të lidhjes serioze. Më shumë do t’ju përgjigjet që të keni ndonjë lidhje sipërfaqësore dhe pa obligime dhe diçka që është më shumë se miqësia. Një aventurë e zjarrtë ju pret nga maji deri në gusht dhe nëntor.