Site icon Telegrafi

Horoskopi javor për periudhën nga 26 gusht – 02 shtator

Lexoni çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Ju ngarkon presioni i cili ju rrethon. Do të stagnoni aty ku jeni, mirëpo mos e humbni shpresën. Çdo gjë që do të ndodhë këto ditë, në esencë, ju hapin gjasa të volitshme të cilat ju tashmë po i parandieni. Ndërkohë, derisa jeni duke pritur, rikontrolloni financat, sepse, për shkak të veprimeve tuaja të pakujdesshme, do t’ju arrijnë vërejtje rreth borxheve të mbetura.

Shëndeti: Kujdes nga infeksionet.

Dashuria: Ashtu siç do t’ju pakësohen punët, po ashtu edhe raportet me personin e dashur do të përmirësohen. Personi i dashur i pret pesë minutat e veta të përkushtimit. Për ta përmbushur rolin tuaj në tërësi, është e domosdoshme të dilni nga shtëpia për disa ditë. Kjo është periudhë e volitshme për udhëtim të shkurtër dhe pushim.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Jeni tërësisht të vetëdijshëm se cila është rruga që patjetër të ecni nëse dëshironi të arrini sukses. Njëkohësisht, çdo gjë që filloni disi ju shkon vështirë. Disa njerëz, të cilëve u keni besuar, nuk po i plotësojnë pritjet tuaja. Vështirësitë aktuale i kuptoni si leksion me të cilin mësoni se si ta ndani të rëndësishmen nga e parëndësishmja dhe t’i rregulloni prioritetet vetjake. Idetë me të cilat po orientoheni nuk janë të këqija, vetëm që është e nevojshme koha e duhur.

Shëndeti: Probleme me tretjen.

Dashuria: Përkrahja e personit të dashur ju është shumë e rëndësishme, posaçërisht këto ditë kur jeni në pozitë që të merrni një vendim i cili mbase ka rëndësi edhe jetësore. Mos harroni që ju nuk jeni qendra e botës. Energjia e partnerit është në rënie e sipër, së shpejti ju atij do t’i bëheni mbështetje e rëndësishme.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Jeni nën presion të madh, sepse po ofrohet momenti kur do të detyroheni të merrni një vendim të rëndësishëm. Ju duhet të gjeni mënyrën se si t’i arsyetoni veprimet tuaja para disa njerëzve. Pasi që është e sigurt që në ndihmë do t’ju vijnë disa prej bashkëpunëtorëve, nuk ka arsye të brengoseni. Ndryshimet të cilat janë para jush janë të këndshme, por edhe të dobishme.

Shëndeti: Dhembje shpine.

Dashuria: Ia lini partnerit iniciativën, në vend që t’i përvilni mëngët dhe zgjidhjen e një problemi ta arrini me forca vetjake. Mbase po i shmangni përgjegjësisë, sepse diçka duhet patjetër të sakrifikoni. Jeni të vetëdijshëm që kjo mund të çrregullojë marrëdhëniet në lidhjen tuaj dashurore, ndërkaq për të, së paku aktualisht, nuk jeni të gatshëm.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Çdo gjë zhvillohet si duhet, mirëpo megjithatë ju po ndiheni të penguar dhe të zënë ngushtë. Ana e mirë e aspektit të tillë qëndron në atë që ju nën presion funksioni për mrekulli pra, deri në fund të kësaj periudhe, pa marrë parasysh ndjenjën e pakënaqësisë, do të arrini rezultate të shkëlqyeshme në punët për të cilat mendoni që nuk janë të rëndësishme. Ato punë që këto ditë do t’i bëni, në të ardhmen do t’ju shpaguhen.

Shëndeti: Pagjumësia.

Dashuria: Edhe në planin dashuror para jush është një javë plot sfida dhe tensione. Atmosfera aktuale ju shpenzon mjaft energji e cila, edhe ashtu tashmë po ju mungon. Bisedimet të cilat do t’i bëni këto ditë nuk do të japin rezultate të mëdha, andaj për këtë arsye duhet të qëndroni me të dyja këmbët në tokë dhe të hiqni dorë nga mashtrimet.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Jeni përhapur në të gjitha anët përnjëherë. Shumëçka keni filluar, shumë projekte të vogla të cilat ju pëlqejnë, mirëpo nuk ia vlen që t’i përkushtoheni. Shumë mund, pak rezultate, po lodheni. Mos hiqni dorë, sepse çdo gjë që deri tani e bëni, në periudhën e ardhshme do t’ju shpaguhet shumëfish. Shkuarja në një pushim të shkurtër mund të jetë e dobishme.

Shëndeti: Probleme me lëkurën.

Dashuria: Ju inspiron personi me të cilin takoheni në ambientin tuaj të punës. Nëse këto ditë vendosni që të rrezikoni në atë takim, duhet të jeni të gatshëm për surpriza të pakëndshme. Pra, kujdes nga skandali, sepse sado që të jeni të kujdesshëm, sekreti juaj do të zbulohet.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Në këtë periudhë do të mundë të lidhni një kontratë apo të arrini një marrëveshje të mirë për ndonjë bashkëpunim afarist. Nëse do të jeni në atë pozicion, bëni kujdes, personit i cili ka autoritet apo është punëdhënës mund t’i shpëtojnë disa detaje andaj më vonë të kalohen edhe në realizimin e gjithë projektit. Bëhuni pedantë dhe i kujdesshëm në çdo gjë, transmeton Telegrafi.

Shëndeti: Gastriti.

Dashuria:Në marrëdhëniet me personin e dashur diçka nuk shkon si duhet. Po ndieni që ka ndryshuar atmosfera, por nuk dini cili është shkaktari. Mbase në periudhën e kaluar keni qenë tepër të relaksuar, sepse dashurinë e keni kuptuar si diçka që nënkuptohet vetvetiu.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Kjo periudhë nuk është e volitshme për nisjen e punëve të reja, sepse jeni të ekspozuar shpenzimit të madh të energjisë të cilën vështirë do ta kontrolloni. Pasojë e kësaj mund të jetë vlerësimi i gabueshëm i situatës dhe reagimi i pamenduar me të cilat nuk do të arrini asgjë. Fundi i javës shënon përfundim të projekteve të rëndësishme, mirëpo duhet të jeni të kujdesshëm, sepse edhe kontratat më të sigurta mund të komplikohen.

Shëndeti: Probleme me shikimin.

Dashuria: Jeni përplot energji pozitive. Me ditë të tëra po kënaqeni në planifikimin e së ardhmes, mirëpo si duket po harroni që ato plane nuk janë reale gjithnjë derisa për të mos marrë pjesë edhe pala tjetër. Tensioni midis jush dhe partnerit tuaj gjithnjë e më shumë po rritet. Nëse nuk do të jeni me të dyja këmbën në tokë, marrëdhëniet mund të ftohen.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Do të keni përmirësim financiar, mirëpo njëkohësisht edhe shpenzime të paplanifikuara. Pos kësaj, aspektet planetare japin shenja të ndryshimeve të befasishme të cilat mund t’ju shqetësojnë dhe frikësojnë. Mos u dorëzoni në përshtypjen e parë, bashkë me kaosin arrin edhe zgjidhja e duhur me të cilën, në fund, do të kuptoni që çdo gjë që ka ndodhur ka qenë më e volitshme për ju.

Shëndeti: Kujdes nga infeksionet.

Dashuria: Nuk jeni të sigurt se çfarë qëndrimi të merrni, andaj më lehtë do ta keni që gjithë përgjegjësinë t’ia hidhni palës tjetër. Nëse ju përfshijnë zemërimi dhe ndjenja e pafuqisë, do të bini në konflikt serioz me personin e dashur, sepse të gjitha argumentet janë në anën e tij. Ndryshimi i humorit mund të çrregullojë marrëdhënien me partnerin.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Nuk jeni të sigurt në cilin drejtim të vazhdoni, andaj dilema mund t’ju shkaktojë pavendosmëri të mëdha. Nuk keni shumë kohë për hamendje, patjetër duhet të veproni. Mos shpenzoni kohë në hidhërim dhe frikë, por mendoni në mënyrë konstruktive dhe qëndroni me të dyja këmbët në tokë. Zgjidhja gjendet para jush, mirëpo për të është e nevojshme që t’i hidhni iluzionet, veproni në mënyrë racionale.

Shëndeti: Probleme me mushkëritë.

Dashuria: Nga njëra anë keni dëshirë të madhe për liri, ndërkaq nga ana tjetër ndihemi mirë të keni dikë pranë vetes. Humori i paqëndrueshëm mund t’ju çojnë në veprime të dëmshme. Së shpejti rrethanat do të ndryshojnë, andaj nuk është mençuri tani të bëni ndryshime në marrëdhëniet me personin e dashur.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Po prisni një vendim të rëndësishëm, mirëpo ai nuk do të arrijë. Disa njerëz pa dashje ju kanë sjellë një informacion të gabuar. Bëhuni të durueshëm dhe disi përmbahuni këtë periudhë, sepse së shpejti arrijnë shenja ndryshimi, ndërkaq bashkë me këto edhe zgjidhja e situatës e cila një kohë të gjatë po ju mundon. Mos u lodhni me dilemën se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, sepse zgjidhja e çdo gjëje, tani për tani, nuk është në dorën tuaj.

Shëndeti: Dhembje të nyjave.

Dashuria: Çfarëdo që keni bërë dhe çfarëdo qëndrimi që keni marrë këto ditë, ju fajësojnë për çdo gjë. Veç kësaj, për shkak të preventives, siguroni të gjitha fushat ku keni fshehur diçka, sepse ekziston shansi i madh të zbuloheni. Kujdes kujt po i besoni. Njëri ndër miqtë pa dashur mund t’ju tradhtojë.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Për ju gjëja më e mençur është që të shmangni situatat në të cilat diçka duhet të argumentoni apo për ndonjë arsye tjetër patjetër duhet edhe ju të inicioni një bisedë të rëndësishme. Qëndroni sa më larg temave serioze, sepse çdo temë mund të shndërrohet në konflikt serioz, posaçërisht nëse është ajo nga e kaluara. Atë që e keni në zemër, mbajeni për vete dhe prisni periudhën më të volitshme.

Shëndeti: Kujdes nga lëndimet.

Dashuria: Një fazë e lidhjes suaj dashurore kalon dhe është koha e fundit të mendoni për hapin e ardhshëm. Marrëdhënia me personin e dashur patjetër duhet të definohet. Mendoni, mbase luhatja juaj vjen nga qëndrimi tepër serioz ndaj jetës dhe marrëdhënieve dashurore në përgjithësi.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Puna: Një shumë të konsiderueshme të parave mund ta shpenzoni në kënaqësi të vogla, edhe pse do të ishte më mençuri që atë shpenzim ta lini për më vonë, sepse nga gjysma e dytë e kësaj jave situata do të ndryshojë rrënjësisht. Nëse jeni pjesëmarrës aktiv në komunikacion, kujdesuni, posaçërisht natën. Ekziston rreziku nga lëndimet fizike, andaj në atë kuptim duhet të jeni më të kujdesshëm kudo që shkoni, posaçërisht në punë.

Shëndeti: Fryrje stomaku.

Dashuria: Me personin e dashur jini më të durueshëm dhe mos insistoni në qëndrimet tuaja, posaçërisht nëse ai inicion tema serioze. Këto ditë jeni të prirë drejt ekzagjerimit të çdo gjëje, pra edhe problemeve. Nëse i nënshtroheni presionit, ekziston mundësia e krizës serioze dashurore, por për disa edhe ndërprerje e lidhjes. /Telegrafi/

Exit mobile version