Këngëtarja Fjolla Morina dhe biznesmeni Fisnik Syla janë duke shijuar momentet më të bukura të jetës së bashku.
Ata vazhdimisht publikojnë fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale, ku shfaqen mjaft të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin.
Së fundmi, çifti kanë realizuar së bashku një video-blog, në të cilin duken në kulmin e lumturisë, teksa shijojnë çastet e bukura me njëri-tjetrin.
Ka qenë Fisniku ai i cili e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook këtë video, teksa i ka bërë një dedikim romantik partneres së tij.
“Historitë e vërteta të dashurisë nuk kanë kurrë fund”, ka shkruar në Fisnik Syla në Facebook.
Çifti përndryshe në rrjetet sociale gjatë këtij muaji ndryshuan statusin e tyre nga beqarë në “të martuar”, ndonëse nuk kanë organizuar ndonjë dasmë. /Telegrafi/