LAJMI I FUNDIT:

Historiani britanik: Putini do ta ketë të vështirë ta fitojë luftën në Ukrainë, e edhe më të vështirë t’i japë fund

Historiani britanik: Putini do ta ketë të vështirë ta fitojë luftën në Ukrainë, e edhe më të vështirë t’i japë fund

Historiani britanik Lawrence Freedman, i cili studion luftën dhe diplomacinë, është i specializuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, politikën e jashtme dhe strategjinë.

Ai është autor i punimeve akademike mbi Luftën e Ftohtë, parandalimin bërthamor dhe politikën e operacioneve ushtarake, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2019, Oxford University Press botoi librin e tij “Ukraina dhe Arti i Strategjisë” për “origjinën dhe rrjedhën e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës përmes lenteve të strategjisë”.

Ishte gjithashtu anëtar i hetimit Chilcot për rolin e Britanisë së Madhe në luftën në Irak, shkruan redaksia e Radios Evropa e Lirë në versionin anglisht.

Polonia e gatshme t’i dërgojë Ukrainës aeroplanët luftarakë F-16
Lexo po ashtu Polonia e gatshme t’i dërgojë Ukrainës aeroplanët luftarakë F-16

Freedman ka folur për Radio Evropa e Lirë në edicionin gjeorgjian për ‘kotësinë’ e luftës në Ukrainë, mundësinë e një fitoreje të plotë të njërës prej palëve dhe pse ai nuk mendon se Putini do të përdorë armë bërthamore.

REL: Një temë e përsëritur në librat tuaj të strategjisë është se luftërat rrallë, nëse ndonjëherë, shkojnë sipas planit. Dhe kur nuk shkojnë, atëherë gjithçka rrotullohet rreth kostove të gabimeve të bëra. A është lufta në Ukrainë një rast klasik i kësaj? Nëse po, çfarë do të thotë për Rusinë?

Lawrene Freedman: Në një farë mënyre është një rast ekstrem. (Disa prej nesh) ishin skeptikë nëse Rusia do të shkonte në luftë. Unë kurrë nuk e hodha poshtë atë mundësi; nuk mund ta përjashtoni kurrë mundësinë.

Por arsyet e dyshimit bazoheshin kryesisht në faktin se ishte shumë e vështirë të shihej se si mund të fitonte Rusia – vetëm për shkak të madhësisë së Ukrainës dhe madhësisë së popullsisë, forcave, fuqisë punëtore për t’u marrë me kryengritjet dhe rezistencën dhe kështu me radhë.

Rusia nuk ishte e suksesshme as në operacionet fillestare ushtarake (në Ukrainë). Pra, ky është një shembull edhe më i mirë (të luftërave që nuk shkojnë sipas planit) sesa, të themi, ajo që ndodhi në Irak në vitin 2003. Sepse në Irak në 2003, pala ushtarake fillimisht shkoi sipas planit; problemi ndodhi më pas. Në këtë luftë nuk arritën as në atë të mëvonshme.

Ministri i Jashtëm italian porosit: Nuk do të dërgojmë më armë ofensive në Ukrainë
Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm italian porosit: Nuk do të dërgojmë më armë ofensive në Ukrainë

Në vend që për disa ditë të përfundonin me një qeveri kukull në Kiev, ju tani keni këtë luftë vdekjeprurëse, e cila ka shkatërruar Ukrainën dhe i ka kushtuar Rusisë një dekadë të modernizimit ushtarak, ndërsa dhjetëra mijëra – ndoshta më shumë se 100,000 – janë vrarë. Për shumë pak fitim. Fitimet e bëra nga rusët u bënë kryesisht në fillim të luftës. Disa janë hequr që atëherë sepse nuk mund t’i mbanin; nga të tjerët u detyruan të largoheshin.

Nëse shikoni përparimin ushtarak të Rusisë, edhe nëse merrni parasysh Soledarin (qytet në rajonin e Donetskut) një ditë tjetër, ndoshta Bakhmut (gjithashtu në Donetsk), është goxha margjinal. Dhe ajo që ata pushtuan u shkatërrua gjatë procesit. Pra, nuk është se ata fituan burime të mëdha.

REL: Duke folur për Irakun, përgjigja juaj e shkurtër, por shumë domethënëse ndaj mësimeve për Britaninë e Madhe në lidhje me pjesëmarrjen e saj në luftën në Irak ishte: “Mos e bëj më”. A i shihni se rusët në një moment mund ta pranojnë këtë mençuri të dukshme?

Freedman: Mendoj se është e qartë në këtë pikë se ka shumë rusë që janë plotësisht të vetëdijshëm se sa keq ka shkuar kjo, se asnjë nga qëllimet (të Rusisë) nuk është arritur realisht dhe se kjo e ka kthyer vendin vite pas.

Ekonomia eci mirë vitin e kaluar për shkak të çmimeve të energjisë, por çmimet e energjisë ranë dhe ata humbën tregun. Asnjë investim në Rusi. Pra, tani është në një periudhë të rënies ekonomike.

Johnson thotë se Putini e kishte kërcënuar me sulm me raketë, pak para pushtimit të Ukrainës
Lexo po ashtu Johnson thotë se Putini e kishte kërcënuar me sulm me raketë, pak para pushtimit të Ukrainës

Pra, shumë rusë e dinë këtë. Por ka një lloj efekti grumbullimi. Nuk është një atmosferë në të cilën njerëzit do të shprehin pikëpamje tradhtare. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se shumë rusë janë në një gjendje mohimi. Unë mendoj se problemi për (presidentin rus Vladimir) Putinin, në njëfarë kuptimi, është se si t’i japë fund kësaj pa arritur qëllimet e tij.

REL: A mund të përfundojë?

Freedman: Mendoj se është shumë e vështirë për të, sepse sapo e mbaron, i vjen hesapi. Dhe çmimi i kësaj lufte do të duhet të vendoset kundrejt gjithçkaje që është fituar. Unë mendoj se kjo po ndikon në strategjinë për momentin… Shpjegimi im i vetëm për atë që po ndodh dhe egërsinë me të cilën ata sulmuan Bakhmutin, është se ata ende e kanë këtë ide se nëse do të mund të kapnin të gjithë Donetskun dhe të mbanin të gjithë Luhanskun.

REL: Kjo mund të kalojë si fitore? Diçka që mund ta paraqesin si fitore?

Freedman: Kjo mund të kalojë si një fitore që ata mund ta paraqesin. Problemi i tyre është se një armëpushim është gjëja më e madhe për të cilën mund të bien dakord ukrainasit. Ata sigurisht që nuk do të bien dakord për një armëpushim përsa i përket transferimit të sovranitetit. Pra, në praktikë nuk shkon shumë larg. Thjesht do të thotë që ju do të merrni një situatë të paqëndrueshme në thelb. Por kjo është ajo që ju do të merrni gjithsesi, si rezultat i kësaj, për sa kohë që nuk keni një qeveri të ndryshme ruse me një qëndrim tjetër ndaj Ukrainës.

Pra, mësimi themelor i luftërave është se ato janë më të lehta për t’u nisur sesa për të përfunduar. Duhet mbajtur mend se kjo luftë praktikisht filloi në vitin 2014. Por ishte e kufizuar – dhe një nga pyetjet për të ardhmen është nëse mund të kufizohet sërish në një farë mënyre. Konflikti nuk ishte i ngrirë; njerëzit ende po vdisnin. Por nëse do të ngrihet disi në të ardhmen, nuk e di. Nga mundësitë, një konflikt i ngrirë është po aq i mundshëm sa edhe mundësitë e tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori