Ylli argjentinas i Napolit, Gonzalo Higuain, është duke i dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij.

Sipas atyre që kanë shkruar mediat italiane, Higuain është në bisedime me klubin aktual të tij për një vazhdim të kontratës edhe për katër vite tjera.


Napoli është duke ndërtuar një skuadër për titull dhe Higuain shihet si lider i të kaltërve në sulm.

Me kontratën e re që do ta mbante atë në ‘Sao Paulo’, deri në vitin 2019, Higuain do të përfitojë rreth gjashtë milionë euro në vit. /Telegrafi/