“High 3” i bën 3 milionë, Cozman falënderon fansat (Foto)

Tashmë “High 3” mund të thuhet se është një projekt shumë i suksesshëm muzikor i vitit 2015.
Kështu të paktën është shprehur hip hop ylli i Babastars, Cozman, në rrjetet sociale ku ai ka shprehur kënaqësinë e tij me numrin e klikimeve që ka arritur kënga.
Në të kaluarën reperi ka kritikuar edhe ata që blejnë klikime, e fakti që po i gëzohet suksesit të Babastars e vërteton se ky ‘label’ ndoshta nuk përdor metodat e një pjese tjetër të estradës, transmeton Tribuna.
“3 milion, tash e dini sa është sahati. Faleminderit”, ka shkruar Cozman në anglisht në Instagram.
Cozman ndryshe ka qenë antari më aktiv i Babastars së fundmi, duke marrë pjesë në aktivitete bamirësie dhe duke treguar edhe aftësitë e tij si kuzhinier ani pse është reper. /Telegrafi/

























































