Te meshkujt, mbrojtjen e titullit të kampionit, Drenica R&Rukolli do ta nis kundër ekipit të Prishtinës, ky llogaritet favorit absolut.
Në përballjet tjera të javës së parë, takohen: Theranda – Besa, Prishtina Volley – Ferizaj dhe Luboteni – As Vushtrria.
Në anën tjetër, Skenderaj në konkurrencën e femrave, aventurën për ta mbrojtur titullin e fituar në sezonin e kaluar, e nis kundër Universitetit AAB, në një ndeshje që pritet të jetë interesante.
Në ndeshjet tjera të javës së parë takohen: Drita – Kastrioti, Prishtina – Drenasi dhe Kosova e Vushtrrisë – Ulpiana.
Kampionati i ri në volejboll në të dyja konkurrencat nis me 17 tetor.
Më poshtë, mund t’i shiheni të gjitha çiftet e ndeshjeve të pjesës vjeshtore në të dyja konkurrencat./Gazeta Tribuna/