LAJMI I FUNDIT:

Hidhe atë cigare!

Hidhe atë cigare!

Në qoftë se e lë duhanin, largon infarktin dhe iktusin, mbron mushkëritë, rrit aktivitetin seksual, ke më pak rrudha. Në qoftë se nuk ia del dot vetë, lexoji më poshtë metodat më efikase. Në pritje të ilaçeve te reja dhe të një vaksine antinikotine.

Pos nikotinës dhe katranit, një një cigare gjenden madje edhe 4000 kimikalie të ndryshme, nga të cilat 200 sosh kanë cilësi toksike, kurse 43 kanë cilësi kancerogjene, ndërkaq të gjitha këto nëpërmjet pirjes së duhanit hyjnë në secilën qelizë të organizmit.

Sipas disa hulumtimeve, pos nikotinës, katranit, hekurit, aluminit dhe zinkut, nëpërmjet pirjes së duhanit në organizmin e njeriut hyjnë kimikaliet të cilat mund t’i gjejmë në mjetet për pastrimin e dyshemeve, bakterieve, në karburante të anijeve kozmike (metan), në helm për minj (arsen), në gaz për shkrepsa (butan), dioksid të karbonit, e madje edhe disa elemente të gazit që shfrytëzohen në komorat për ekzekutim.


Substanca kryesore psikoaktive e duhanit është nikotina, alkaloid i cili ngrit tensionin e gjakut dhe shpejton punën e zemrës, andaj shkakton varësi të rëndë fizike. Gjysmëkoha e matabolizimit të nikotinës është dy orë, pas së cilës kohë sasia e nikotinës në gjak bjen dhe paraqitet nevoja për ndezjen e cigares tjetër.
Disa nga sëmundjet e mundshme janë ndezja e traktit të frymëmarrjes, bronkitisi kronik, emfizema, kanceri në mushkëri, infarkti, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, sëmundjet e dhëmbëve, pika në tru, keqësimi i të pamit dhe të të dëgjuarit, madje edhe verbimi te personat e moshës 65 vjeç.

Cigaret mund të zvogëlojnë efektin e barnave dhe fuqinë seksuale, mund të keqësojnë tretjen e ushqimit dhe të shpejtojnë plakjen, ndërkaq prija e duhanit lidhet edhe me gërhitjen, vështirësimin e frymëmarrjes gjatë gjumit, pastaj ndikon edhe në shtimin e qimeve të trupit te femrat.

"Nuk kam pasur ndonjë herë kaq kollë sa tani që e kam lënë duhanin", është kjo ankesa tipike e ish-duhanxhinjve, të bindur se ishin më mirë kur pinin një paketë cigare në ditë. Në fakt kolla dhe gëlbaza shfaqen shpesh dhe në mënyrë insistuese tek ata që e kanë lënë duhanin. Por kjo është një shenjë e mirë, sepse vjen ngaqë pushi që vesh pjesën e brendshme të bronkeve fillon të funksionojë, ndërkohë që më parë ishte paralizuar nga duhani dhe në këtë moment nxjerrin gëlbazen e depozituar në bronke.

Femrat, sipas disa studimeve, posaçërisht rrezikohen nga pirja e duhanit – më lehtë sëmuren nga kanceri në mushkëri, ndërsa më së vështiri mund ta braktisin duhanin.

Pirja e duhanit gjatë shtatzënësisë mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin e fëmijës sesa konsumimi i kokainës; mund të paraqiten çrregullime të ndryshme, shtohet rreziku i sëmundjes nga astma si edhe zvogëlimi i peshës së fëmijës. Vetë shtatzënat që pijnë duhan shtojnë rrezikun e sëmundjes nga kanceri në mitër dhe nga gjakderdhja vagjinale.

Studimet më të reja tregojnë se duhani shkakton edhe rrudhat. Nikotina krijon probleme me këmbët, që me kalimin e kohës mund të bëhen kronike.
Sipas disa studimeve, nikotina në sasi të mëdha vepron në mënyrë stimulative dhe euforike sikurse kokaina dhe amfetamina.

Hulumtimet e ndryshme flasin për një sërë efektesh pozitive të nikotinës, si p.sh. përmirësimi i koncentrimit dhe të mbamendjes, ndërkaq ekzistojnë edhe aktivistët të cilat tentojnë të dëshmojnë sesi të gjitha tregimet negative për duhanin janë produkt i padijes dhe i paranojës, sesi asnjë efekt negativ në të vërtetë nuk është dëshmuar andaj pirja e duhanit madje zgjat jetën(!)

Pos terapisë grupore, ekzistojnë edhe disa metoda të tjera për braktisje të duhanit: flasterët dhe çamçakëzët (përmbajnë nikotinë dhe ndihmojnë në përballimin e krizës së abstinencës), hipnoza, joga, akupunktura dhe psikoterapia, ndërkaq këtu bëjnë pjesë edhe spreji nikotinë për hundë, tableta në bazë të bupropionës (antidepresivët) dhe injeksionet të cilat do të nxirren në tregun botëror.

Të gjitha dobitë për ata që e lënë duhanin

T’i thuash lamtumirë cigares, është pa dyshim e vështirë. Sepse nikotina është një substancë që krijon varësi, me tepër se drogat dhe shkakton simptoma abstinence edhe të forta: vështirësi përqendrimi, irritueshmëri, depresion, ankth, pagjumësi.

Pas dy orësh
Nikotina e cigares fillon të eliminohet nga trupi nëpërmjet urinës.

Pas 12 orësh Monoksidi i karbonit zhduket nga organizmi, kështu që gjaku është në gjendje të çojë më me efikasitet oksigjen në inde.

Pas një jave
Të gjitha shqisat, e në mënyrë të veçantë, ajo e shijes, bëhen më të mprehta. Fryma përmirësohet, dhëmbët e flokët janë më të pastër. Edhe lëkura ka një ngjyrë më roze. Zhduken simptomat e abstinencës.

Pas një muaji Epiteli me push i rrugëve të frymëmarrjes, i dëmtuar nga duhani, riformohet dhe këlbaza hiqet nga bronket. Bie rreziku i infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes.

Pas një viti Rreziku i patologjive kardiovaskulare, d.m.th infarktit apo iktusit, bie në mënyrë të ndjeshme.

Pas 6/7 vjetësh
Rreziku i zhvillimit të një tumori në mushkëri nuk rritet dhe pas disa vjetësh mund të arrijë afërsisht në nivelin e një njeriu që nuk ka pirë kurrë duhan.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori