LAJMI I FUNDIT:

Hezitim i pa arsyeshëm i Berishës për pasaportat

Hezitim i pa arsyeshëm i Berishës për pasaportat

Deklarimi i kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha se aktualisht nuk mund të çojë përpara çështjen e dhënies së pasaportave shqiptare për qytetarët e Kosovës, nga deputeti i Lëvizjes për Bashkim (LB), Agim Kuleta vlerësohet si ‘kujdes i paarsyeshëm’, por jo tërheqje e plotë.

Deputeti Kuleta ka deklaruar se do të ishte mirë të Berisha të mos hezitonte dhe të çonte përpara premtimin e theksuar gjatë kremtimit të 100- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas Kuletës, procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën në asnjë mënyrë nuk është pengesë për projektin e dhënies së pasaportave.

LB-ja është parti që ka në projekt bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Kjo parti kishte nisur një fushatë të promovimit të kësaj ideje, duke shpërndarë simbolikisht pasaporta të Shqipërisë.

“Ky është më shumë një projekt politik për të dëshmuar se shqiptarët kanë nevojë të jenë të bashkuar. Dhënia e një pasaporte shqiptare nuk do të thotë automatikisht se qytetari merr vizë për të lëvizur nëpër vendet e Shengenit”, ka thënë Kuleta për Telegrafin.

Ai mendon se për shumë vende të Ballkanit, dhënia e dyshtetësisë është dëshmuar se nuk është problem për integrimet evropiane.

Në fund të vitit të kaluar, kryeministri Berisha pati proklamuar me bujë lajmin se Shqipëria do t’i jepte pasaportë çdo qytetari të Kosovës që do ta kërkonte.

Ka pasur komente se kjo ishte deklaratë euforike dhe një përpjekje e fshehur e Berishës për të fituar votues, për shkak se llogaritet se kosovarët janë përkrahës të Partisë Demokratike.

Por, deputeti i LB-së, Agim Kuleta mendon se edhe vetë Berisha kishte deklaruar se dhënia e pasaportave nuk do të bëhej para zgjedhjeve.

E ndërkohë, kjo mundësi për shqiptarët e Kosovës do të shtyhet edhe për një kohë. Berisha ka deklaruar se për momentin ka një problem ligjor me Kosovën dhe kjo masë nuk mund të adaptohet pa një marrëveshjeje të veçantë me Qeverinë e Kosovës, e cila negocion me Bashkimin Evropian procesin e liberalizimit të vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori