LAJMI I FUNDIT:

Henry lojtar i Interit?

Henry lojtar i Interit?

Interi është hedhur seriozisht në kërkim të një sulmuesi ekstrem dhe në listën e ngushtë të Nerazzurëve është edhe legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, që është i pakontraktuar.

Zikaltrit po kërkojnë zëvëndësuesin e Diego Militos, për të cilin flitet se ka përfunduar karriera parë dëmtimit të ligamenteve të gjurit.

Dhe, duke parë që Henry është pa klub, mediat italiane raportojnë se Interi e ka kontaktuar francezin ndërsa më konkretisht rreth këtyre tratativave do të dihet në orët në vazhdim pasi favorit është edhe Rud Van Nistelrooy.


Nerazzurët kanë të drejtë të transferojnë ndonjë sulmues që nuk është i kontraktuar me ndonjë klub përkundër faktit se ka kaluar fati kalimtar veror. /Telegrafi/