Probleme të mëdha në Stajkovci ka pasur me pastrimin e fshatit nga balta dhe uji por tani është shfaqur edhe një problem tjetër, helmimi nga mjetet për pastrim, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Një banore e Stajkovcit është helmuar nga ndihma humanitare, pasi që për shkak të mos kujdesit ka pirë mjete për pastrim duke menduar se është lëngë freskues.
Ndihma iu është lënë në shtëpi nga vullnetarët, ndërsa e ka marr vjehrri i saj. Gruaja e cila e ka pirë mjetin për pastrim menjëherë ka ndjerë pjekjen në fyt dhe dhimbje, pas së cilës ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Gruas 36 vjeçare menjëherë iu është dhënë terapi dhe tani gjendet në Klinikën në toksikologji./Telegrafi/