LAJMI I FUNDIT:

Helikopterët e ushtrisë ukrainase fluturojnë tejet ulët për të shmangur radarët, godasin me raketa mbi caqet e ushtrisë ruse

Helikopterët e ushtrisë ukrainase fluturojnë tejet ulët për të shmangur radarët, godasin me raketa mbi caqet e ushtrisë ruse

Ky është momenti kur helikopterët e ushtrisë ukrainase fluturojnë shumë ulët, dhe vazhdimisht lansojnë raketa në drejtim të caqeve të ushtrisë ruse.

Pamjet janë publikuar nga Zyra e Komunikimit Strategjik (StratCom) të Forcave të Armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, ka njoftuar se nga 24 shkurti kur edhe filloi pushtimi rus në këtë vend e deri më 26 shtator, Rusia ka humbur në luftë rreth 57.200 ushtarë, 2.290 tanke, 4.857 mjete të blinduara, 1.369 njësi artilerike, 330 sistemi raketore, 260 aeroplanë luftarakë, 224 helikopterë, 970 dronë dhe 15 luftanije.

E gjykuar nga pamjet, pilotët e helikopterëve të ushtrisë ukrainase, dukeshin tejet preciz gjatë aksioneve. Madje profesionalizmi i tyre vërehej me fluturimin tejet të ultë, me qëllim që të shmang radarët e ushtrisë ruse.

Nga ky aksion, ukrainasit pretendojnë se kanë arritur të shkatërrojnë dhjetëra objekte, që ushtria ruse i shfrytëzonte si baza të përkohshme.

E pamje të tilla janë bërë çdo herë e më të shpeshta, në veçanti nga fillimi i kundërofensivës ukrainase, që po i kushton shtrenjtë ushtrisë së Vladimir Putinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori