Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Vjosa Osmani duhet të vazhdojë ta mbajë pozitën e Kryetares së Kuvendit.
“Në kulturën tonë politike, ne nuk kemi filozofi të eliminimeve të përjashtimit apo largimit. Por, duhet të kemi koordinim mes vetes dhe nuk duhet lejuar të perceptimin e pasqyrës, ku kemi dy pamje por që në fakt është e njëjta. Duhet të kemi një LDK”, është shprehur Haziri për Euronews Albania.
Ai ka thënë se ish Kryeministri Albin Kurti ka instaluar idenë e të pasurit dy LDK.
“Duhet të mos lejojmë politikën duale, që Kurti thënë të drejtën e ka instaluar duke dashur ta shesë lajmin se ka dy LDK, një LDK që është në kuvend dhe tjetra në Qafa, në lagjen Qafa.