Mesfushori belg vazhdon të lidhet me kampionin e Evropës, ndërkohë që spekulohet se Los Blancos do ta shesin Gareth Bale për t’i bërë vend atij, njofton Telegrafi.

“Unë vendosa t’i bashkohem Chelseat, sepse e dija se do të mund të luaja”.


“Ky është viti im i tretë këtu. Nuk e di nëse unë jam lojtari kryesor i skuadrës, por jam i kënaqur që mund të luaj për këtë ekip”.

“Asnjëherë nuk kam thënë se nëse largohem nga Chelsea, do ta bëj vetëm për Real Madridin”.

“I vetmi klub që më bën të ëndërroj është Chelsea”, ka deklaruar Hazard për Canal+. /Telegrafi/