LAJMI I FUNDIT:

Hazard nuk i mban nervat (Video)

Hazard nuk i mban nervat (Video)

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, është përjashtuar nga lojë në sfidën ndaj Swanseas, e vlefshmë për Capital One Cup, ndërsa arsyeja e përjashtimit të tij është e pazakontë.

Po rrjedhte minuta e 78-të dhe Chelsea ende ishte në ndjekje të rezultatit pas humbjes 2-0 në shtëpi, ndërsa një prej fëmijëve që përkujdesen për topat prapa portës e bëri nervoz reprezentuesin belg.

Ky djalosh që mund ta vëreni dhe në video, e mban topin në tentim për të humbur kohën dhe Hazard nga frustrimi e godet brutalisht dy herë, duke u përjashtuar automatikisht me karton të kuq.


Kjo sjellje e Hazard po komentohet si jashtëzakonisht e papranueshme nëpër mediat britanike, pasi i ka lënë hije të keqe një mbrëmjeje fantastike të futbollit në Evropë. /Telegrafi/