Krijimin e kësaj gjykate Haxhiu e ka quajtur vendim politik, por që i hapë rrugë pastrimit të asaj që po dyshohet dhe ruajtjes së partneritetit me SHBA-të dhe me vendet mike ndërkombëtare.

Po ashtu Haxhiu ka thënë se krijimi i kësaj gjykate do të thotë eliminimi i liderëve politikë të UÇK-së.


Haxhiu ka thënë se Gjykata nuk ka ardhur pa ndihmën e njerëzve brenda Kosovës, e të cilët duan eliminimin e kundërshtarëve të UCK-së.