LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Demarkacioni s’kalon, me veprimet tona po mbrojmë territorin

Haxhiu: Demarkacioni s’kalon, me veprimet tona po mbrojmë territorin

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka folur pasi partia e saj ndërpreu seancën e Kuvendit në momentin që pritej votimi i marrëveshjes së Demarkacionit.

“Ju e dini që dje ka pasur debate jashtëzakonisht përmbajtësore në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e VV i kanë bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga marrëveshja aktuale me Demarkacionin që i falë hektarë Malit të Zi”, tha Haxhiu me këtë rast.

Sipas saj, gazi lotsjellës nënkupton mbrojtjen e territorit të Kosovës.

“Ne besojmë që është tepër e rëndësishme të dalim në mbrojte të territorit, me veprimin tonë në kuvend ne i shpëtuam edhe këta deputetë nga akti i tradhtisë që po duan të ja bëjnë vendit tonë”, tha Haxhiu duke folur në hollin e Kuvendit.

Haxhiu tutje tha se me Qeveria me presione të ndryshme ka arritur që t’i bëjë numrat për votimin e Demarkacionit.

Ajo nuk pranoi që të përmend emrat e kolegëve që hodhën gazin.

“Unë nuk di se kush ka hedhur gaz lotsjellës, unë mund të them se demarkacioni nuk kalon”, tha Haxhiu, duke shtuar se ata janë të gatshëm që të përballen me pasojat.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori