Në vetëm dy javët e fundit pozitiv me COVID-19 në komunën e Prizrenit, kanë rezultuar rreth 140 persona, por kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka shpreh dyshime se numri i të infektuarve është më i madh, pasi siç tha ai për KosovaPress, aktualisht testimet po bëhen vetëm për ata persona që kanë simptoma.
Haskuka tha se që nga momenti kur janë shfaqur rastet e para me coronavirus, në këtë komunë pozitiv kanë rezultuar mbi 600 persona.
“Momentalisht komuna e Prizrenit deri tani që janë testuar dhe kanë dal pozitiv janë mbi 600 persona, por unë mendoj që numri është më i lartë duke marrë parasysh numrin e testeve dhe tani testet po bëhen vetëm me ata që kanë simptoma. Në dy javët e fundit në krahasim me komunat tjera pak një numër më të vogël dhe tani jemi komuna e katërt apo e pestë…në dy javët e fundit në Prizren janë rreth 140 persona që kanë dal pozitiv dhe çdo ditë disa prej tyre shërohen kemi raste të reja”, tha Haskuka.
I pari i komunës së Prizrenit ka dhënë se bazuar në informatat e djeshme në Spitalin Regjional të Prizrenit, aktualisht janë duke u trajtuar rreth 100 pacientë me COVID-19, ku 80 prej tyre janë me oksigjenoterapi.
Haskuka tha se përkundër që ky spital është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë, pas telasheve që ka pasur me furnizimin me oksigjen, komuna i ka dal në ndihmë duke e furnizuar me rreth 800 bombola gazi.
“Pas QKUK-së, numri më i madh i personave që janë duke u trajtuar me COVID-19 është në spitalin regjional të Prizrenit. Sipas raportit nga dje janë diku rreth 100 pacientë që janë në spitalin e Prizrenit mbi 80 prej tyre janë me oksigjen. Ka pasur probleme me furnizimin me oksigjen në spitalin regjional dhe ne në këtë aspekt me drejtorin e spitalit, zotëri Avdaj kemi bërë një marrëveshje që ne me i furnizuar me oksigjen kemi pasur mundësi, deri tani me sa e di rreth 800 bombola me oksigjen i kemi furnizuar”, theksoi ai.
Pandemia sipas Haskukës, ka ndikuar edhe në rënien e të hyrave komunale në këtë komunë, pasi siç thotë ai komuna ka bërë lehtësira për bizneset dhe këto kanë ndikuar direkt në kuletën e komunës.
Ai tha se sektori i hotelerisë dhe ai blegtorisë janë dëmtuar shumë nga pandemia por shpreson që me pakon për rimëkëmbje ekonomike, mund t’u dilet më lehtë në ndihmë bizneseve të këtyre dy sektorëve.
Kreu i Prizrenit tha se si komunë janë mundur t’u ndihmojnë bizneseve përmes shtimit të mjeteve për subvencionim dhe largimin e pagesës së qeras për gjashtë muaj.
“Prizreni është qendër turistike në Kosovë dhe një nder qytetet më të vizituara, qoftë në vikende por edhe në aspektin e fjetjeve nëpër hotele dhe ky sektor ka qenë shumë i ndikuar por edhe sektorët tjerë si ai i blegtorisë për shkak se restorantet nuk kanë punuar, blegtorët kanë qenë të goditur shumë pasi që nuk kanë mundur t’i shesin qengjat, ka pasur suficid diku 16 mijë krerë kanë mbetur gjatë sezonit sepse nuk kanë mundur të shiten dhe ka shumë sektorë të tjerë që janë ndikuar negativisht nga pandemia dhe efektet e pandemisë. Shpresoj të ketë një pako për rimëkëmbje që mund të ndikoj në rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert