Ylli i dikurshëm i spektaklit për talentë, ‘X Factor’, Harry Styles, ka bërë ndryshime të papritura në karrierën e tij prej se u largua nga grupi “One Direction”.
Muzikanti i ri fillimisht e publikoi një album të suksesshëm solo, ndërsa më pas u angazhua si aktor.
Ndërsa tash ka vendosur që të bëjë një tjetër eksperiment. Shtëpia e modës, Gucci, ka bërë të ditur se ai është fytyra reklamuese e këtij brendi.
24-vjeçari i befasuar fansat e tij me vendimin për të hyrë në botën e modelimit, për më shumë, ai ka pozuar me kafshë.
Fushata e re e Guccit është bërë në stilin e renesancës, ndërsa modelët janë fotografuar me kafshë.
Në njoftimin e brendit të njohur të modës thuhet se Styles ka veshur veshje elegante dhe urbane, ndërsa fotografitë i japin fokus të veçantë natyrës duke sjellë një retro-efekt.
Fotografi i ri i editoralit të Guccit ka qenë britaniku i njohur, Glen Luchford. /Telegrafi/