Me Kushtetutë është e paraparë që Presidenca të ketë shtëpinë e vet.

Për shumë vjet në kuadër të buxhetit të Presidencës janë ndarë nga 1 milion euro për “Shtëpinë e Bardhë”, mirëpo në çdo fundvit ato mjete kanë kaluar në suficit buxhetor.


Ndërsa këtë vit as këto mjete nuk janë paraparë për ndërtimin e objektit të Presidencës, raporton Tribuna Channel.

Ndërtimi i Rezidencës Presidenciale përkatësisht i “Shtëpisë së Bardhë” ka qenë ide e kamotshme e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Por duket se me shkuarjes në amshim të presidentit Rugova, u tret në harresë edhe propozimi i tij.