LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i uron Mustafës shërim të shpejtë, fton qytetarët të mos e injorojnë virusin

Haradinaj i uron Mustafës shërim të shpejtë, fton qytetarët të mos e injorojnë virusin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Isa Mustafa ka njoftuar se është infektuar me coronavirus.

Haradinaj i ka uruar shërim të shpejtë Mustafës, ndërsa ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes.


“Sot mësova se edhe ish Kryeministri Isa Mustafa, është prekur nga coronavirusi. Përderisa ndodhemi në një situatë mjaft të vështirë të përballjes me valën e dytë të pandemisë, apeloj që të gjithë të jemi të kujdesshëm, të ruajmë veten dhe të tjerët. Virusi ekziston. Nuk duhet ta injorojmë. Nëse që të gjithë ballafaqohemi me të, sipas udhëzimeve, atëherë do e mposhtim, pa pasur nevojë për masa më të ashpra që do e dëmtojnë ekonominë tonë.”

“I uroj shërim të shpejtë ish Kryeministrit Mustafa dhe të gjithë atyre që janë duke u përballur me këtë virus. Bashkë-ndjej me të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.”

“Falënderoj të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm, por në veçanti ata që janë në vijën e parë të përballjes me pandeminë, institucionet shtetërore, mjekët dhe stafin mbështetës, si dhe vullnetarët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, njofton Telegrafi.