Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ka apeluar për sa më pak paragjykime e sa më shumë mundësi.
Personat me Aftësi të Kufizuara, siç ka thënë ai, janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë.
“Në ditën që shënohet për nder të tyre, apelojmë për sa më pak paragjykime e sa më shumë mundësi. Sa më shumë dashuri, sot e çdo ditë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara 3 dhjetor, u vendos me Rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit. /Telegrafi/