Site icon Telegrafi

Haradinaj ngjitet në majën e Bistrës, thotë se moti nuk është i mirë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me disa persona të tjerë është duke ngjitur majën e Bistrës e cila gjendet në Sharr të Prevallës.

Haradinaj këtë e bëri të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook.

Ai tha se moti nuk është i mirë, mirëpo nuk do të ndalen deri sa të ngjiten në majë të saj.

“Jemi duke u ngjit majën e Bisrës, jemi nis prej Prevallës reth dy orë ngjitje deri tash, shpresojmë edhe për dy deri lart. Moti nuk është i mirë, por u knaqëm”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version