Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK dhe Nisma Ramush Haradinaj ka thënë sot në Junik se Qeveria e udhëhequr nga ai do t’i jap zgjidhje halleve dhe problemeve të qytetarëve.
“Në Junikun e fjalës e të besës u zotova se Qeveria jonë do t’i jap zgjidhje halleve dhe problemeve të qytetarëve. Do të punojmë bashkë, do të krijojmë kushtet më të mira dhe sigurojmë mbështetje të vazhdueshme për sipërmarrësit – bizneset e vogla dhe të mesme në vend, sepse vetëm kjo qasje mund të rezultojë me hapjen e vendeve të reja të punës. Krijimi i një qëndrueshmërie dhe besimi në shtetin ligjor, do t’ua lehtësojë punën sipërmarrësve vendorë dhe njëkohësisht krijon mundësinë reale për investimet e Diasporës në Kosovë.
Jemi më se të bindur se kjo agjendë zhvillimore do të mund të tërheq edhe investime të huaja, kredibile dhe afatgjate në vendin tonë.
Jemi bërë bashkë edhe për një shtet të së drejtës dhe për një zhvillim të hovshëm ekonomik.
Kosova nuk guxon të mbetet e fundit në rajon! Këtë ia kemi borxh të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes sonë.
Bashkëbisedoni, flisni, thuajuni familjarëve dhe miqve tuaj, se vota juaj më 11 qershor vlen shumë, por edhe se kjo votë është shumë më shumë – është një vendim për të ardhmen e Kosovës”, tha ka thënë Haradinaj.