LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj merr urime nga homologu slloven

Haradinaj merr urime nga homologu slloven

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar urime për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Miroslav Cerar.

Në letrën e urimit thuhet:


Shkëlqesia Juaj,

Ju lutem pranonin urimet e mia me rastin e zgjedhjes suaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe ju uroj suksese në ushtrimin e detyrës suaj të re.

Gjithashtu, shfrytëzoj këtë rast të shpreh dëshirën dhe besimin e palëkundur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti mes Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej në interes të dy popujve tanë.

Sllovenia i kushton vëmendje të veçantë marrëdhënieve me vendet e Evropës Juglindore, duke ndjekur me kujdes të veçantë progresin e tyre drejt integrimit europian. Ju siguroj se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Sllovenisë në këtë drejtim.

Ju uroj sukses dhe mirëpres bashkëpunimin e ardhshëm mes nesh.

Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni konsideratat e mia më të larta.

Miroslav Cerar