LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Duhet ta zbusim veriun

Haradinaj: Duhet ta zbusim veriun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke folur për bisedimet politike që po zhvillohen në Bruksel, ka thënë se nuk ato nuk do të sjellin totalin e asaj që presim, por është shprehur se, të paktën nuk pret lajme të këqija. Zgjidhja për veriun, sipas tij, është zbutja e veriut, e cila sipas tij nënkupton krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe heqjen e strukturave paralele serbe atje.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot gjatë një vizite në Podujevë, ka deklaruar se në zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në bisedimet politike që po zhvillohen, Republika e Kosovës duhet të ketë kujdes dhe të mos krijojë pengesa në këtë proces, por duhet të fokusohet që të krijoj kushte deri të, siç e quajti ai, zbutjen e veriut, duke ua mundësuar qytetarëve atje që përmes zgjedhjeve t’i nxjerrin liderët e tyre legjitim.

“Jam në komunikim me përfaqësuesit e Kosovës atje. Nuk po presim lajme të këqija, të mos hyjmë në detaje, por nuk po presim lajme të këqija. Qëllimi i Kosovës tash është që gjatë këtyre zhvillimeve të mos krijojë pengesa, ato që i kemi pasur në rrugë para nesh, por mundësisht me mbërri deri te zbutja e veriut. Zbutjen e shohim me zgjedhje, pra me mbërri mi mbajt zgjedhjet ashtu si i kemi mbajtur në Graçanicë, Partesh, e në vendet e tjera, zgjedhje të Kosovës edhe në veri. Pra një zbutje dhe integrim i veriut në përputhje me atë çka parasheh kushtetuta jonë. Pra nuk besojmë që shkohet në ndonjë rrugë tjetër, pos çka parasheh Kushtetuta e vendit”, ka thënë ai.

Ndërsa, sa u përket marrëveshjeve që mund të arrihen në Bruksel në mes palëve, ai ka thënë se nga ato bisedime nuk pret totalin e asaj çka duhet, por thotë se nuk pret lajme të këqija, pa dashur të specifikojë se cili është lajmi i mirë që ai e pret.

“Nuk do të jetë totali i asaj çka kërkojmë, por ndoshta edhe ne nuk jemi për ngutë shumë. Nuk po dom mu marrë vesh krejt çka po dom me na u mundësu për me mujt me punu në veri. E në rast se Serbia është e gatshme me ba marrëveshje bilaterale me Kosovën, edhe ne nuk jemi kundër. Por nuk është caku aty, sa është caku me u tërheq një pjesë e strukturave paralele, me u mundësu atje me u mbajt zgjedhjet”, ka deklaruar Hardinaj.

Ai po ashtu ka folur edhe për çështjen e dështimit të koalicionit, duke shtuar se tashmë janë të angazhuar që ta marrin besimin e sovranit, pra të votës së qytetarit.

“Ju e keni parë më përpara ne u ofruam për mundësinë që në marrëveshje me e kriju një qeveri të re, e cila nuk u arrit realisht. Ajo që po synojmë tash është përmes qytetarit, sovrani është qytetari në fund, me e marrë besimin, pra synojmë me marrë besim, në mënyrë që ne me mujt me e kriju qeverinë e vendit. Mundësisht me i fitu zgjedhjet, në rast se nuk arrijmë mjaftueshëm, me lyp edhe partner, por atë partner që e lypim me e lyp në bazë të rregullave që ne i mendojmë”, ka thënë ndër të tjera kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se gjendjen në vend mendon ta ndryshojë me një qeverisje efektive, e cila, së pari e kryen punën e vet si duhet dhe e cila fokusohet në tema konkrete të jetës në vend.

Ai ka përmendur edhe modelin 100 ditësh, duke thënë se ka treguar se si punohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori