LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Duam të mbesim kampion të miqësisë e besnikërisë që kemi për Amerikën​

Haradinaj: Duam të mbesim kampion të miqësisë e besnikërisë që kemi për Amerikën​

Kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar është i gëzuar që në vendin tonë jetojnë bashkë, shqiptarë, serbë e komunitete tjera, duke shprehur dëshirën që rajoni ynë të jetë i qetë dhe të mbesim kampion të miqësisë, besnikërisë e dashurisë që kemi për Amerikën.

Haradinaj bëri këtë vlerësim në Gala Mbrëmjen e organizuar nga Fondi Kosovar – Amerikan për Edukim (KAEF), që u mbajt për nder të ndarjes së bursës së 100-të, fondacion ky që ka për mision pajisjen e liderëve të së ardhmes në Kosovë, me shkathtësitë dhe veçoritë të cilat i bëjnë ata udhëheqës të denjë për një të ardhme edhe më të mirë.


Kryeministri tha se është i kënaqur që sot është bashkë me ta për një projekt, më të rëndësishmin ndoshta në zhvillimet e vendit, por jo vetëm të tashmes, por edhe të asaj që vije në të ardhmen.

Duke i përshëndetur të pranishmit, nikoqirët dhe KAEF-in, për kontributin e tij, theksoi se sot ndihet keq pse nuk marrin më shumë nga ta, për atë që i vynë Kosovës, por shtoi se, do të gjendet  formula që të marrin më shumë nga ta.

“Njëkohësisht kam dëshirë që Qeveria dhe populli i Kosovës ta përkrahë këtë projekt. Ju siguroj se nuk ka investim më të qëndrueshëm, e më të mençur se sa ky investim. Ne do ta vazhdojmë këtë projekt bashkë, do t’i gjejmë mënyrat, që ta përkrahim, që të gjejmë shumë si ju dhe se gjithë këtë ekspertizë që SHBA-ja e ka, ta bartim edhe në Kosovë, të bartet përmes tyre”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, themeluesi i KAEF, Dale B.Pfiffer, duke kujtuar idenë se si erdhi deri tek investimi në Kosovë përmes KAEF, tha se ideja ishte që ta ndihmojë Kosovën të përgatitet për të ardhmen e vetë, si një shtet i pavarur, me nevoja për liderë të vetë dhe shkathtësi te reja, duke treguar se ndihet krenar për mënyrën se si deri tani ka funksionuar KAEF, një projekt shumë i shtrenjtë, por që është bërë i konkurrueshëm.

Një fjalë rasti në këtë mbrëmje e patën edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,  dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ndërkaq të pranishëm në këtë Gala Mbrëmje ishin edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi,  përfaqësues të tjerë e bursistë.

Në fund të ceremonisë janë shpërndarë mirënjohje për themeluesin e KAEF, Dale B. Pfleiffer dhe disa bizneseve vendore dhe ndërkombëtare për ndihmën dhënë kësaj organizate.

KAEF deri tash ka mbështetur mbi 95 studentë kosovarë për studimet master në universitete të ndryshme amerikane, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori