LAJMI I FUNDIT:

“Be Happy” Restaurant tashmë edhe në Arbëri – Prishtinë

“Be Happy” Restaurant tashmë edhe në Arbëri – Prishtinë

Pas hapjes së restaurantit “Be Happy” në Preoc, Petrol Company brenda një harku të shkurtër kohor bën hapjen e “Be Happy”-it edhe në Arbëri, pikërisht në pikën e saj.

Hapja e “Be Happy” në Lagjen Arbëria shënoi një ditë të veçantë në kalendarin e aktiviteteve të Petrol Company, të cilat do jenë të shumta edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm të aktivitetit të saj, kishte shumë të ftuar, që vjen dhe si një mesazh i qartë i synimit të Petrol Company për zgjerim të brendit të saj të restauranteve “Be Happy” në Kosovë.

Këtë ceremoni e nderuan me pjesëmarrjen e tyre bashkëpunëtor të shumtë ku dhe paten mundësi t’i shijojnë ushqimet e Be Happy-it.

Restauranti “Be Happy” ofron një ushqim tërësisht BIO, një staf mikpritës dhe profesional si dhe një mjedis shumë të ngrohtë.

“Be Happy” Restaurant në Arbëri mund ta gjeni në pikën e Petrol Company, magjistralja Mitrovicë – Prishtinë.

Artikull i sponzorizuar