Një i armatosur hapi zjarr në një restorant të mbushur në Birmingham, duke bërë që klientët, përfshirë edhe një fëmijë të iknin me vrap nga aty.
Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, rreth 15 njerëz po porosisnin ushqimin e tyre kur papritmas ishte shfaqur sulmuesi.
Pamjet nga kamerat e sigurisë thuhet se tregojnë atë jashtë në errësirë, para se të qëllonte në drejtim të dyqanit, rreth orës 19:30 kur njerëzit po blinin darkë.
Një punonjës shkoi drejt frigoriferit për të mbrojtur konsumatorët e tij dhe u lejon atyre të vrapojnë rreth pjesës së pasme të dyqanit.
Policia ka thënë se ata kishin gjetur një makinë që mund të ketë përdorur sulmuesi. Deri më tani thuhet se askush nuk u lëndua dhe nuk u bë asnjë arrestim. /Telegrafi/