LAJMI I FUNDIT:

Handanovic: Nuk e kemi humbur urinë

Handanovic: Nuk e kemi humbur urinë

Portieri i Interit, Samir Handanovic, ka hedhur poshtë sugjerimet se rënia e Interit nga forma ka ardhur për shkak të mungesës së urisë së Nerazzurëve për të fituar.

“Është normale të mos jesh në formën më të mirë në një moment gjatë sezonit”.

“Gjithmonë ka rezultate befasuese. Ne nuk e kemi humbur urinë pas serisë tonë të mrekullueshme të fitoreve”, ka thënë Handanovic.

Para rënis nga forma, Interi kishte regjistruar një seri prej 10 fitoresh radhazi, duke përfshirë fitore ndaj rivalëve të përbetuar, Milanit dhe Juventusit.