LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Spitali i Pejës ka oksigjen të mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik

Haliti: Spitali i Pejës ka oksigjen të mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik

Muhamet Haliti, zëvendësdrejtor në Spitalin e Pejës thotë se ky institucion shëndetësorë ka pasur sasi të mjaftueshme të oksigjenit gjatë gjithë periudhës.

Haliti thotë për RTV Dukagjinin thotë se nuk ka nevojë që të kenë frikë qytetarët pasi sipas tij Peja ka rreth 100 aparata të oksigjenit e që sipas tij plotësojnë nevojat e pacientëve.

“Edhe nëse asnjë bombolë oksigjeni të mos kemi, ne kemi aparatet oksigjeno-koncentratorë që plotësojnë nevojat e tyre. Por kemi edhe bombola në sasi të mjaftueshme”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zëvendësdrejtori në Spitalin e Pejës thotë se për momentin 93 pacientë janë në oksigjeno terapi, 4 në SIPAP terapi ndërsa 25 janë në gjendje më të rëndë.

Haliti thotë se nuk ka nevojë për panikë pavarësisht se kanë kërkuar që të jenë të kujdesshëm në shpenzimin e oksigjenit.

“Të jemi të kujdesshëm por të mos krijojmë panik. Duhet të jemi të kujdesshëm me deklarata në këto momente”, deklaroi ndër të tjera  Muhamet Haliti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori