Site icon Telegrafi

Hajvalia i tregon forcën Prishtinës

Skuadra nga kryeyqteti ynë ka humbur para adhuruesve të saj në derbin lokal ndaj Hajvalisë me rezultat 1-2.

Skuadra e Ismet Munishit, arriti epërsinë vetëm pas 16 minutave lojë, kur shënoi Semir Zeneli.

Disa minuta pa përfunduar pjesa e parë, mysafirët shënuan edhe golin e dytë, kur kësaj radhe realizoi Fuad Karabegu.

Vendasit tentuan të rikthehen në lojë, por arritën që të shënonin vetëm një golë, nëpërmjet Driton Krasniqit, derisa në fund mysafirët mrboheshin mirë dhe nuk lejuan që ndeshja të kryhet në ‘paqe’.

Ndërkohë në Prizren, ndeshja mes Lirisë dhe Vushtrrisë ka përfunduar në barazim 1-1.

Florim Bërbatovci ka shënuar për vendasit golin e epërsisë ndërsa mysafirët barazuan në 10 minutat e fundit nëpërmjet Bajram Zuqakut. /Telegrafi/

Exit mobile version