Aktori i Hollywoodit, Gene Hackman, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Santa Fe, New Mexico, së bashku me gruan e tij, pianisten Betsy Arakawa.
Ai u tërhoq nga aktrimi në vitin 2004, në moshën 74-vjeçare.
Si arsye ai përmendi problemet shëndetësore.
“Puna është shumë stresuese për mua”, tha ai në atë kohë, për të shpjeguar vetëm pesë vjet më vonë se “iu nënshtrua një testi stresi”.
“Doktori më tha që zemra ime nuk është në gjendje të mirë”, shtoi ai.
Roli i tij i fundit në film ishte në komedinë e vitit 2004 “Welcome To Mooseport” përballë Christine Baranskit.
Ai e filloi karrierën e tij 70 vjet më parë
Hackman filloi karrierën e tij të aktrimit 70 vjet më parë, kur iu bashkua Pasadena Playhouse. Në vitin 1971, fitoi çmimin Oscar për ‘aktorin më të mirë’ për rolin e tij si detektivi i New Yorkut Jimmy Popeye Doyle në filmin “The French Connection”. Në vitin 1978, luajti Lex Luthor në “Superman”.
Vitet 1990 i sollën atij Oscar-in e dytë, duke fituar aktorin më të mirë në rol dytësor për rolin e tij si sherifi sadist Bill Daggett në filmin e vitit 1992 “Unforgiven”.
Ai e përmbylli dekadën duke luajtur në “Narrow Margin” (1990), “Geronimo: An American Legend” (1993), “The Firm” (1993), “The Chamber” (1996), “Wyatt Warp” (1994), “The Quick And The Dead” (1995), “Crimson Tide” (1995), “Get Shorty” (1999).
Ai ishte gjithashtu aktiv në fillim të viteve 2000 me role në filmat “Behind Enemy Lines” (2001), “Heist” (2001), “The Royal Tenebaums” (2002), për të cilin fitoi çmimin Golden Globe për ‘aktorin më të mirë’. /Telegrafi/