LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori shpall zyrtarisht fillimin e de-okupimit të rajonit të Luhanskut në Ukrainë

Guvernatori shpall zyrtarisht fillimin e de-okupimit të rajonit të Luhanskut në Ukrainë

De-okupimi i rajonit të Luhanskut ka filluar dhe disa vendbanime në rajon tashmë janë çliruar nga ushtria ruse.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë Serhiy Haidai, kreu i Administrata Ushtarake Rajonale e Luhansk.


“Epo, tani është zyrtare. De-okupimi i rajonit të Luhanskut ka filluar. Disa vendbanime tashmë janë çliruar nga ushtria ruse dhe atje Forcat e Armatosura të Ukrainës tashmë po ngrenë flamurin ukrainas atje”, citohet të ketë thënë ai.

Ai vuri në dukje se de-okupimi i rajonit do të vazhdojë.

Kështu, Haidai ka falënderuar ushtrinë ukrainase.

“Falënderoj Forcat tona të Armatosura për lajmet e mrekullueshme. Le t’i ndihmojmë, mos u lodhni, ne besojmë në fitoren tonë. Rajoni i Luhanskut është Ukraina, ka qenë dhe do të jetë kështu. Vazhdoni”.

Siç raportohet, ofensiva e ushtrisë ukrainase vazhdon në drejtimin lindor dhe nga ana e rajonit të Donetskut.

Atje, forcat e armatosura të Ukrainës po çlirojnë vendbanimet ukrainase të pushtuara nga trupat ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori