LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori i Luhanskut thotë se fëmijët ukrainas po dërgohen në Rusi

Guvernatori i Luhanskut thotë se fëmijët ukrainas po dërgohen në Rusi

Serhiy Haidai, guvernatori i provincës Luhansk, thotë se trupat e armikut (rusët) po vazhdojnë të deportojnë fëmijët ukrainas nga ky rajon duke i dërguar drejt Rusisë.

Këto pretendime i ka bërë disa herë që kur ka shpërthyer lufta në Ukrainë në fund të muajit shkurt, transmeton Telegrafi.


“Moska po tenton të krijoj kushte të favorshme për veten duke intensifikuar ofensivat. Vetëm gjatë natës së kaluar, ata goditën me shtatë raketa – kryen dy sulme ajrore – shkrepën nga artileria, përdorën mortaja e tanke”, shtoi Haidai.

Zelensky: Nuk do të ketë bisedime, nëse Rusia mban referendume për ndarjen e Ukrainës
Lexo po ashtu Zelensky: Nuk do të ketë bisedime, nëse Rusia mban referendume për ndarjen e Ukrainës

Sipas tij, gjatë 7 gushtit rusët sulmuan gjashtë qendra strehimi përgjatë kufirit në rajonet e Luhanskut dhe Donetskut. Për të përmirësuar pozicionet taktike, armiku edhe një herë po organizon ofensivë në rajonin Verkohonkamyansky”, tha ndër tjera Haidai.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të ndërpresin bisedimet me Rusinë, nëse vazhdojnë me mbajtjen e referendumeve në rajone të ndryshme të Ukrainës.

Ai ishte i prerë në fjalimin e tij se as edhe një pëllëmbë të territorit të Ukrainës, nuk do t’ia japin Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori