LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori i Donetskut: Nëse Rusia anekson territore të Ukrainës, rriten gjasat për sulm bërthamor

Guvernatori i Donetskut: Nëse Rusia anekson territore të Ukrainës, rriten gjasat për sulm bërthamor

Guvernatori i rajonit të Donetskut në lindje të Ukrainës, thotë se gjasat që Rusia të fillojë sulmet bërthamore, mund të rriten nëse Vladimir Putin në mënyrë të rrejshme i shpallë katër rajonet ukrainase si territore të Rusisë, shkruan Sky News.

“Ukraina duhet të jetë e gatshme. Shmangia e opsionit bërthamor do ta hidhte Rusinë në humnerë”, tha guvernatori ukrainas Pavlo Kyrylenko, transmeton Telegrafi.


Ai për Sky News ka folur për pesë ditët e votimit në referendumet e rrejshme, dhe lidhur me atë nëse rajonet e okupuara ukrainase në lindje dhe jug të vendit do t’i bashkohen Rusisë.

Pritet që rezultatet, që ndërkombëtarisht nuk do të njihen, të zbulojnë fitoren e avokatëve të aneksimit të territoreve të Ukrainës në Rusi.

Kyrylenko ka theksuar se kjo lëvizje nuk do të ndryshojë asgjë për Ukrainën, pasi ky vend synon të luftojë për të rikthyer territoret e saj që i kanë marrë forcat ruse.

“Ekziston edhe rreziku nga armët kimike dhe shumë armë tjera që janë të ndaluara për shkatërrim në masë. Prej kohësh janë bërë përpjekje që njerëzit të evakuohen nga vijat e para të frontit, me qëllim që të zvogëlohet ekspozimi ndaj kërcënimeve të tilla. Ukraina gjithashtu po forcon mbrojtjen e saj në rajonin e Donetskut, për të parandaluar avancimin rus dhe kundërsulmet – me qëllim që të rikthej territoret që janë nën kontrollin e rusëve. Kjo gjë po aplikohet në fronte të ndryshme në Donetsk”, shtoi guvernatori ukrainas.

I pyetur nëse ka ndonjë porosi për Putinin, Kyrylenko tha: “mos të mendojë se mund të ketë kuptim dërgimi i porosive personit të sëmurë”.

“Rusët kanë zgjidhje – ose të vijnë në territorin e Ukrainës dhe të vdesin, të kthehen pa gjymtyrë të trupit, të përfundojnë të mbështjellë ose mund të ngritën kundër regjimit në Rusi”, shtoi Kyrylenko. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Kalo në kategori