LAJMI I FUNDIT:

“Guardiola nuk vendosi për të holla”

“Guardiola nuk vendosi për të holla”

Drejtori i Bayernit të Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se liderët e Bundesligas nuk do të kishin pasur kurrfarë gjasash që të transferojnë Pep Guardiolën në rast se tekniku katalanas do ta bazonte vendimin e tij në të holla.

Guardiola do të marrë drejtimin e Bayernit në fund të sezonit dhe shumë besojnë se filofozia e futbollit atraktiv te Bayerni e ka joshur katalanasin.

Nëse ai do të kishte vendosur për të holla, Bayerni nuk do të kishte gjasa që ta transferonte. Ne jemi shumë të kënaqur dhe krenarë që Pep ka vendosur t’i bashkohet Bayernit. Një trajner si Guardiola sigurisht se përbën alarm për të tjerët. Ai do të sjellë edhe dy njerëz të tij për t’i bashkuar stafit”, ka thënë Rummenigge.