LAJMI I FUNDIT:

Guardiola mirëpret presionin

Guardiola mirëpret presionin

Trajneri i Bayernit të Munichut, Pep Guardiola, ka mirëpritur presionin që thuhet se mund t’i bëhet pasi të marrë në dorë drejtimin e ekipit.

“Po, unë nuk dua ta ndryshoj punën e presionit. Preferoj të vazhdoj kështu, pasi përjetova shumë momente të tilla viteve të fundit dhe duhet që të bëni impenjim shtesë për të pasur sukses”.

“Gjërat tani janë më ndryshe. Kur fillova te Barcelona, 87% e njerëzve nuk më kanë dashur. Tani, falë gjithë asaj që bëmë, të gjithë ishin të interesuar për mua. Këto gjëra ndodhin në jetë dhe nuk mund t’i kontrolloni. Ne kemi arritur të gjitha së bashku dhe unë do të kujtoj gjithcka që kam përjetuar viteve të fundit”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/