LAJMI I FUNDIT:

Guardiola injoroi Ronaldon?

Guardiola injoroi Ronaldon?

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, besohet se e ka injoruar qëllimisht yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon, në ceremoninë e Topit të Artë.

Mediat spanjolle shkruajnë se teksa mysfairët po uleshin në vendet e tyre, Ronaldo është dashur të kalojë pranë Guardiolës.

Ronaldo e shikoi në sy Guardiolën dhe priti një përshëndetje nga tekniku katalanas, por ishte Guardiola ai që e shikoi po ashtu në sy portugezin dhe refuzoi t’i thoshte ‘tung’ Ronaldos dhe në mënyrë të pashpjegueshme ktheu kokën në anën tjetër.


Ronaldo dhe Gurdiola ishin pjesë të disa El Clasiscove tejet të tensionuara, që ka mundur të ndikojë edhe në relacionet e tyre jashtë fushe, nëse vërtet ka pasur ndonjëherë relacione të tilla.