LAJMI I FUNDIT:

Grupet Parlamentare propozojnë emrat për anëtarë dhe drejtues të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Grupet Parlamentare propozojnë emrat për anëtarë dhe drejtues të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi ka thënë se si LVV e përkrahin formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Selimi ka thënë se nuk janë kundër asnjëlloj hetimi qoftë edhe ai parlamentar.


LVV ka propozuar që ky komision të drejtohet nga Mimoza Kusari-Lila, dhe anëtarë të jenë Labinotë Demi-Murtesi dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Në anën tjetër Ilir Ferati nga LDK ka thënë se është e nevojshme që të themelohet ky Komision Hetimor Parlamentar.

LDK ka propozuar për anëtarë të këtij komisioni Ekrem Hysenin, Ilir Feratin dhe Rasim Demirin.

Në emër të PDK-së, Uran Ismajli ka thënë se vdekja tragjike e të riut Agon Musliu në Qendrën e Studentëve, ka qenë shkas që kanë kërkuar formimin e këtij komisioni.

PDK ka propozuar si zëvendëskryesuese të këtij komisoni Eliza Hoxhën dhe për anëtar Bekim Haxhiun.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar Albena Reshitaj për anëtare të këtij komisioni.

Nga Nisma Socialdemokrate është propozuar Endrit Shala që të jetë pjesë e këtij komisioni kurse nga Lista Serbe është propozuar deputeti Millosh Peroviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori