Roxy Huang nga Toronto e Kanadasë ishte duke udhëtuar me tren kur e pa një grua që sillej dhunshëm me qenin e saj.
Derisa e godiste dhe e kafshonte gjatë tërë kohës, ajo kundërshtoi se po bënte diçka të keqe, kur të pranishmit intervenuan ta ndalonin, transmeton Telegrafi.
“Më falni kush jeni ju, për çfarë po flisni”, ka thënë ajo, sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, janë shpërndarë në internet nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, në përpjekje që të ndalohet dhuna ndaj tyre. /Telegrafi/
https://youtu.be/6xgi2_JFTeY