Një grup humanitar spanjoll thotë se ka shpëtuar më shumë se 200 emigrantë që përpiqeshin të kalojnë Detin Mesdhe në anijet e dobëta të trafikantëve, duke përfshirë një grua shtatzënë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Grupi “ProActiva Open Arms” që ka thënë se i shpëtuan emigrantët të cilët po shpresonin të arrijnë në Itali rreth 25 milje në veri të qytetit bregdetar libian të al-Khums, të mërkurën në mëngjes.
Italia po ndihmonte rojet bregdetare të Libisë për të kapur anijet e kontrabandistëve njerëzorë.
Militia dhe zyrtarët e sigurisë i thanë së fundmi mediave se qeveria e Libisë në Tripoli, e mbështetur nga Italia, gjithashtu ka paguar milicitë e implikuara në trafikim për të frenuar rrjedhën e anijeve migrante.
Sipas mediave të huaja, në mesin e emigrantëve të shpëtuar ka qenë edhe një grua nga Gana, e cila lindi një vajzë, pas mbërritjes së anijes së grupit – para se të vinte ndihma e shpejtë. /Telegrafi/