LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e ‘mbretit të drogës’ El Chapo dënohet me tre vjet burg – ajo i kërkoi gjykatësit të tregonte mëshirë ndaj saj

Gruaja e ‘mbretit të drogës’ El Chapo dënohet me tre vjet burg – ajo i kërkoi gjykatësit të tregonte mëshirë ndaj saj

Gruaja e bosit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman u lut për “falje” pasi u dënua me tre vjet burg.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Emma Coronel Aispuro, 32 vjeç, u dërgua të martën në Uashington, SHBA, pasi iu lut gjykatësit të qarkut amerikan Rudolph Contreras që të tregonte mëshirë ndaj saj.


Duke përdorur një përkthyes, ajo tha: “Me gjithë respektin e duhur, ju drejtohem sot për t’ju shprehur keqardhjen time të vërtetë për çdo dëm që mund të kem bërë dhe kërkoj që ju dhe të gjithë qytetarët e këtij vendi të më falni”.

Coronel shtoi se ajo kishte frikë se gjyqtari mund ta kishte të vështirë ta falte atë sepse ajo është e martuar me El Chapon.

“Ndoshta për këtë arsye ju ndjeni se duhet të jeni më të ashpër me mua, por ju lutem që të mos e bëni këtë”, ka vazhduar ajo.

Coronel u deklarua fajtore në qershor për tre akuza për komplot për shpërndarjen e drogave të paligjshme, komplot për pastrim parash dhe për përfshirje në marrëveshje financiare me kartelin e drogës Sinaloa.

Prokurorët federalë të martën kërkuan që Coronel t’i shqiptohej një dënim me katër vjet burg.

Prokurori federal Anthony Nardozzi tha: “Ndërsa efekti i përgjithshëm i sjelljes së të pandehurit ishte i rëndësishëm, roli aktual i të pandehurit ishte minimal. E pandehura veproi kryesisht në mbështetje të burrit të saj”.

Ai vuri në dukje se pas arrestimit të saj, ajo “pranoi shpejt përgjegjësinë për sjelljen e saj kriminale”.

Coronel, me origjinë amerikane, u martua me El Chapo kur ishte ende adoleshente, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles jashtë Uashingtonit në shkurt.

Ajo dhe bosi i drogës ndajnë së bashku vajzat binjake nëntëvjeçare.

Si pjesë e marrëveshjes së saj për pranimin e fajësisë me prokurorët, Coronel pranoi se vepronte si korrier midis El Chapo dhe anëtarëve të tjerë të kartelit Sinaloa ndërsa mbahej në burgun Altiplano të Meksikës pas arrestimit të tij në 2014.

Ai i përdori ato komunikime për të planifikuar arratisjen e tij të guximshme në vitin 2015 nga burgu, përmes një tuneli nëntokësor të ndërtuar nga karteli që çonte në dushin në qelinë e tij.

Avokati i Coronelit të martën theksoi se ajo u përfshi në botën e trafikut të drogës ndërsa ishte ende e mitur dhe meritonte falje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori