Site icon Telegrafi

Qytetarët raportojnë – gropë e rrezikshme në rrugë te Lagjja e Muhaxherëve në Prishtinë

Pavarësisht përmirësimit të infrastrukturës në qytete e fshatra të Kosovës, ende ka gropa apo krijohen të reja nëpër rrugët e Kosovës.

Së fundmi një qytetar ka raportuar për një gropë mjaft të rrezikshme në një rrugë të lagjes së Muhaxherëve në Prishtinë.

Raportimi i bërë me 22 mars tregon, gropën në rrugën “Bedri Shala” në kryeqytet.

Përditësimin rreth këtij raportimi mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7275

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve komunale, vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejt të problemeve në komunën tuaj.

Lexo po ashtu Shqetësuese edhe ndotja e ambientit në zona me pyje, qytetarët raportojnë

ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë./Telegrafi/

Exit mobile version