Greta Koçi ka publikuar projektin e ri të saj të shumëpritur nga publiku.
Këngëtarja shqiptare, kishte kohë që paralajmëroi projektin në fjalë.
Kënga është punuar nga producenti Nurteel në muzikë.
Klipin e projektit e ka punuar Black Fish Entertainment, e këngëtarja duket mjaft atraktive.
Në këtë klip këngëtarja shfaqet tejet provokuese, duke përkujtuar publikun për linjat e saj fenomenale trupore.
Greta aktualisht është single dhe e përkushtuar në karrierë. /Telegrafi/